Florjon Mima me akuza të forta për qeverinë: Po bëjnë pastrim parash…

0
316

Deputeti i PD, Florjon Mima akuzoi dje qeverinë se po e rrit varfërinë në vend me hapa të frikshëm. I ftuar në një studio televizive, Mima u shpreh se rritja e varfërisë ka ardhur si pasojë se qeveria po pastron para në vend.

“Opozita gjithnjë kryen një punë të mirë, pasi ka krimbin e dyshimit. Kur ne kemi ikur nga pushteti kanë qenë 450 mijë vetë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor, por janë shtuar 300 mijë thotë qeveria.

I bie që të ardhurat të rriteshin me gjysmat e tyre, rritja është 3-4%, pra ka tregues që të bëjnë të dyshosh. Besoj që ekonomia shqiptare është në prag recensioni, jo në prag të krize por të një stanjacioni. Kjo sjell rritje të fukarallëkut, të skamjes, e nivelit më të ulët.

Varfëria po rritet me hapa të frikshëm. Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit është gati 300% tregon që ka një presion për ta rritur këtë aktivitet. Aktiviteti i dytë janë lojërat e fatit, sot numërohen rreth 4000 por do ketë dhe të tjera që s’janë deklaruar” tha Mima

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here