Plot 26 mijë dosje janë në pritje të gjykimit nga Gjykata e Lartë e cila që prej ditës së djeshme ka vetëm 6 anëtarë. Për të zhbllokuar situatën Kryetari Gjykatës së Lartë Xhezair Zagonjori ka nxjerrë një urdhër.
Urdhri mban datën 17 Korrik 2018 dhe synon të paraprijë sado pak bllokimit të gjykimit të dosjeve në këtë gjykatë.
Kreu i Gjykatës së Lartë urdhëron që gjyqtarët për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të mos marrin pjesë në shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve në dhomë këshillimi deri në një vendim përfundimtar nga Kolegji i Apelimit.
Gjithashtu urdhëron të rihidhen në short çështjet me afat gjykimi të menjëhershëm, në të cilat gjyqtari i shkarkuar është caktuar relator, ndërsa në çështjet ku gjyqtari i shkarkuar është pjesë e trupit gjykues do të gjykohet nga gjyqtarë të gatshëm.
Zaganjori kërkon nga sektori IT së gjykatës që të marrë masat e nevojshme teknike në sistem për mospërfshirjen e gjyqtarëve të shkarkuar nga detyra nga zhvillimi i shortit elektronik për çështjet gjyqësore të regjistruara pas shpalljes së vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit .
Sipas udhëzimit urdhërohen ndihmësit ligjor të këtij gjyqtari të vazhdojnë ushtrimin e rregullt të detyrës në përputhje me urdhrat e porositë ë kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Aktulisht në Gjykatën e Lartë janë në proces gjykimi 26 mijë çështje ndërsa vetëm një dite me parë u shtyn për shkak të mosformimit të trupave gjyqësore 18 çështje. Nga KPK deri më tani janë shkarkuar tre anëtarë nga 9 të kësaj gjykate. Teksa të premten (20 korrik) KPK shqyrton dosjen e kryetarit të gjykatës Xhezair Zaganjori.