Zbulohet monumenti i “Mandelës së Ballkanit” Pjetër Arbnori. Ai vuajti nga regjimi komunist, pasi u dënua me 28 vite burg. Me ardhjen e demokracisë, Pjetër Arbnori u kthye në simbolin e qëndresës antikomuniste.
Monumenti u përurua me një ceremoni ku krahas bashkëshortes dhe fëmijëve të Arbnorit, ishin: Presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë e ish-deputetë, shkrimtarë, studiues, miq të Arbnorit.