Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë ndërtuese të kullave në truallin e Teatrit Kombëtar:
Basha tha: I bëjmë një paralajmërim të qartë “Fusha” shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes konçensioneve në procesin e grabitjes së shqiptarëve, se nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrjeve të tillë kriminale!
Asnjë shans!
Çdo veprim i “Fusha” shpk dhe i çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar Antimafia dhe ne do të fillojmë që nga dita e parë dhe do të sekuestrojmë çdo qindarkë dhe cdo cent euro, për shkeljet që do t’ju konstatojmë sikundër, nëse guxoni t’i vini minat, Teatrit Kombëtar, të jeni të siguritë se minat do t’u vëmë dhe kullave tuaja me ligj!
Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt megjithëse mendojmë se paratë janë të “Toyota Yaris”.
Paralajmërojmë çdo subjekt që do të përshihet në këtë projekt se do të trajtohet si subjekt i ligjit “Antimafia” dhe ndonjë qytetar të mos investojë, se do të mbetet me gisht në gojë!”