Busti i Pjetër Arbnorit/ Ironizon Manjani: “E kanë shëmtuar figurën, e kanë bërë si lugat për të qarë hallet”

0
859

Busti i ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori është vendosur para sallës së seancave plenare. Por ish-minstri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se ky bust është sakatim i imazhit të të ndjerit.

Në një psotim në facebook, Manjani shton se: ”Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti”.

Manjani thekson se të titllë hyerje vetëm Edi Rama mund ta bëjë. ”Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla”.

Postimi i plotë

Çfarë busti?!

E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska!

Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit.

Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre!

Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti!

Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë historisë.

Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla…

Shumë turp!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here