Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tonë sarkastike ndaj komenteve të Kryeministrit Rama lidhur me “reformat dhe Investimet” në shëndetësi.
Vasili, i cili ka qënë edhe Ministër i Shëndetësisë, iu referuar ndërtimit të spitalit kirurgjikal të Elbasanit nga qeverisja e mëparshme me demokratët dhe e krahasoi me ngazëllimin e Kryeministrit Rama i cili në vend të ndërtimit të spitaleve u gëzohet lyerjes së tyre me bojë.
Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit
Kur flet per shendetesine ky eshte kryebojaxhi dhe jo kryeminister.
Elbasani ka ndertuar nje spital te ri kirurgjikal vetem ne 2010 dhe me skaner ne ato kohera u be,pra asgje nga ky kryeminister qe i ngazellehet bojes se mureve.
Ky kryebojaxhi lyen ca mure po nuk ben spitale ashtu si edhe ne Elbasan, ne Fier e kudo.
O ministra boll e tallet kete kryeminister me budalleqe dhe me lajme koti,se ky kryeminister ngaqe s’mbush fare dhe s’kupton, i beson dhe i thote me gojen plot se i duken te verteta.
Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kryebojaxhi e kryetuaf,sepse shendetesi do thote te thote te kurosh e sherosh e jo te tallesh e te kendosh si ç’ben ky.”