‘Nuk janë socialistë, por specialistë…’ Çfarë ka dashur të thotë autori?

0
338

“Këta nuk janë socialistë por specialistë”…  Shprehja e famshme e Mandelës së Europës Pjetër Arbnori, është përdorur për vite me rradhë në ambientet politike dhe mediatike të vendit si dhe nga qytetarët e thjeshtë.

Por si lindi kjo shpehje? Historiani Kastriot Dervishi thotë se kjo shprehjet lidhet me një ngjarje në Bon të Gjermanisë në vitin 1992.

Ja çfarë shkruan Kastriot Dervishi

Prej vitesh qarkullon një shprehje e vjetër e Pjetër Arbnorit se të majtët nuk ishin socialistë, por specialistë. E vërteta lidhet me një ndodhi në Bon, ish kryeqytetin e Gjermanisë në vitin 1992.

Një grup deputetësh të Kuvendit Popullor me në krye kryetarin Pjetër Arbnori ishin për vizitë në Bon. Pas disa ditësh qëndrim në hotel, erdhi radha e pagesës së hotelit. Në pagesë përfshihej edhe pagesa e televizorit të dhomës, gjë të cilën deputetët nuk e dinin. Gjatë kohës së qëndrimit në hotel deputetët, të uritur për të parë programe pornografike, kishin rritur orët e pagesës televizive.

Në çastin kur duhej bërë pagesa te sporteli i hotelit, Pjetër Arbnori mëson çfarë kishin bërë deputetët dhe lëshon batutën se këta ishin specialistë, duke i ftuar të kryenin pagesat sipas kërkesave të gjermanëve. Kjo batutë pastaj është zgjatur e interpretuar në vite për gjëra të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here