Një sherr masiv ka ndodhur para një lokali në qytetin e Vlorës.
Disa të rinj fillimisht u përplasen verbalisht, por më pas u përdorën dhe thika.
Për pasojë dy nga personat në konflikt morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital. Kurse disa të tjerë u shoqëruan në ambientet e policisë së këtij qyteti.
Nuk dihen shkaqet që çuan në këtë perleshje të rinjsh, por nga dëshmitë e para bëhet fjalë për dy grupe në konflikt me njëri-tjetrin.