Permes nje postimi ne facebook deputeti i LSI Perparim Spahiu shkruan se BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensioneve dhe PPP-ve. Model ky qe eshte denoncuar me pare dhe nga opozita, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t.
Postimi i plotë:
Gjithmonë besojmë ose i referohemi më shumë se çfarë thonë të huajt për ne, se sa ato që thuhen prej nesh.
BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, ligj që prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.
Ashtu si “eksperimenti” me reformën në drejtësi, dhe modeli i zgjedhur ekonomik është një zgjedhje e rrezikshme për ekonominë, me pasoja të rënda afatgjate.
Më e rënda është se kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme dhe aspak nga padituria.
Qëllimi, përfitime maramëndese, dhe normal, edhe pasi “të largohemi”…