E tmerrshme/ Shumë shpejt do dalin nga burgjet edhe të arrestuarit drejtësia në kolaps

0
301

Nga: Ylli Manjani

E përsëris: Miratimi i ligjit për Magjistraturën është akt ANTI-REFORMË dhe krejt i pastër KORRUPTIV!

Politika duhet të gjejë zgjidhje për të ngritur menjëherë:
1. Gjykatën Kushtetuese,
2. Gjykatën e Lartë,
3. Këshillin e Lartë Gjyqsor (KLGJ),
4. Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP),
5. Inspektorin e Përgjithshëm.

Pa këto organe drejtësia është në kolaps. Shumë shpejt do dalin nga burgjet edhe të arrestuarit…

Po u ngritën këto Institucione zgjidhen të giitha të tjerat. Edhe Shkolla e Magistraturës, edhe SPAK, edhe BKH edhe Prokurori i Përgjitshëm.

Të gjitha zgjidhen!

Parlamenti nuk mund të merret me çështje që janë detyra kushtetuese dhe ligjore të KLGJ dhe KLP. Njësoj si me ligjin e Teatrit, ku Parlamenti merr vendime që i takojnë Keshillit Bashkiak! Ose njësoj si me zgjedhjen anti kusjtetuese të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme!

Ndaj, të paktën Opozita duhet ti qëndrojë strikt nevojës për krijimin e institucioneve të renditura më sipër.

Ska asnjë temë tjetër për dialog, përveç krijimit të 5 institucioneve themelore të sistemit të drejtësisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here