Kur bëhet fjalë për Afërditën, bashkëshorti i saj nuk kursehet aspak!
Pas muajit të mjaltit përrallor dhe festimit të ditëlindjes në jaht, Jakub ka treguar se nuk ka nevojë për një ditë të veçantë për të surprizuar të dashurën e zemrës.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” dhuratën më të fundit të marrë nga ai, në një ditë krejtësisht të zakonshme. Bëhet fjalë për një çantë shpine “Louis Vitton”, që duket se është e preferuara e Afërditës.
“Faleminderit dashuri! Jam shumë entuziaste për çantën e re!” –shkruante krahas fotos Afërdita Dreshaj.