Permes nje postimi ne facebook avokati i njohur Altin Goxhaj shkruan ashtu sic u paralajmerua me pare, draft kallzimi penal ndaj Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës
Hervin Çuli – Drejtor i Teatrit Kombëtar.
Postimi i plotë:
Ja siç ju thamë
DRAFT KALLZIM PENAL ndaj:
Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës
Hervin Çuli – Drejtor i Teatrit Kombëtar
Për shpërdorim detyre për mosmirëmbajtjen dhe degradimin e godinës “Teatri Kombëtar” (muri verior i godinës Teatri Kombëtar) fakt i denoncuar nëpërmjet një videoje në faqen e tij zyrtare në Facebook nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në dt 19 Korrik 2018 në 13:09.
Sipas Kodit Penal, Neni 248, “Shpërdorimi i detyrës”
“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”