E papritur! Ulet popullariteti i Presidentit Macron

0
235

Popullariteti i presidentit francez Emanuel Macorn është në rënie të fortë.

Nga sondazhet e fundit, mbështetja për të gjatë muajit të fundit ka rënë në 32 % ose 4 % më pak se një muaj më parë.

Ndërkohë ata që kanë opinion të pafavorshëm janë 60 % ose 1 % me shumë se një muaj më parë.

Arsyeja kryesore e rënies së popullaritetit në korrik është ‘afera Benalla’…

Alexandër Benalla, një ish-bodigard i Macron kur ai ishte kandidat për president në zgjedhjet e fundit, ka krijuar një fortunë të paprecedentë në skenën politike franceze, duke vënë në shënjestër reputacionin e presidentit dhe të qeverisë së tij.

Aleksandër Benalla, që në moshën 14 vjecc ishte stërvitur për bodigard VIP-ash dhe kishte bërë një karrierë të dyshimtë jo-legjitime.

Së fundmi ai i ishte afruar në zgjedhjet e fundit, kandidatit për president Emanuel Macron, duke u shndërruar në bodigardin e tij, madje edhe më shumë se kaq në një individ të rëndësishëm të familjes së tij, që mbante deri edhe çelësat e vilës e kryente shumë punë personale për Macron, gruan e tij dhe fëmijët e tyre.

Aleksandër Benalla nuk mund të futej në ekipin e sigurisë së Presidentit të zgjedhur Makron, sepse nuk e lejonte ligji i Gardës së Republikës. Por Macron e kishte emëruar këshilltar të sigurisë në kabinetin e tij, madje përmes kartë vizitës së tij ai paraqitej si zëvendës shef i kabinetit.

Ai vazhdonte të merrej me sigurinë e Presidentit dhe shumë çështje të tij personale e të familjes së tij, duke shmangur Gardën e Republikës. Ai kishte fituar një autoritet të fshehtë të cilin e përdorte për të bërë shumë punë të tjera dhe thirrur në zyrën e tij shumë personalitete të rëndësishme.

Ai zotëronte edhe një leje për mbajtje armësh dhe kishte filluar të ngrinte një ekip paralel për sigurinë e Presidentit.

Alekasandër Benalla arriti kulmin me sjelljet e tij në manifestimet e 1 majit. Për këto manifestime ai kishte marrë nga policia e prefekturës, pa dijeninë e Ministrit të Brendshëm, skafandër dhe të drejtën për të vepruar kundër manifestuesve.

Gjatë këtij manifestime, Alekasandër Benalla kishte goditur disa manifestues madje duke tejkaluar edhe veprimet e forcave speciale. Kjo sjellje e tij ishte fotografuar…

Kjo çështje është shndërruar në një skandal në Francë duke hapur një debat të madh në Parlament e Senat, si dhe në media e shoqërinë franceze.

Janë vënë në shënjestër, Presidenti Macron, Ministri i Brendshëm, shefi i kabinetit i Presidentit dhe sekretari i përgjithshme i Presidencës.

Kjo është një aferë e paprecedentë që ka vënë në dyshim seriozitetin e institucioneve franceze. Është vënë në dyshim e gjithë mënyra e ngjitjes së Benalla por edhe serioziteti i të gjithë hierarkisë së shtetit francez që ka lejuar një veprim të tillë në dhunim të rregullave të shtetit ligjor.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here