Rita Ora performoi për publikun spanjoll në Barcelonë para se të nisej drejt Portugalisë, ku do të relaksohej për disa çaste.
Ndërsa qëndronte në dhomën e saj, këngëtarja publikoi disa fotografi ku shfaqej topless. Në disa poza provokuese në krevat, 27-vjeçarja mbuloi gjoksin me duar ndërsa ushqehej.
Ajo kishte të veshur një palë streçe, të cilat tregojnë qartë se i pëlqen të shkojë në palestër. Fotografitë i shoqëroi me një shkrim ku përshkruante pakon e Cheetos-ave që po hante.