Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Presidentit të shtetit grek pas tragjedisë së përmasëve të mëdha nga zjarret që pëfshinë Athinën dhe ku humben jeten me dhjetra qytetarë e janë plagusr disa dhjetra të tjerë.
“Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë”, shkruan Meta në mesazhin e tij.
Ja mesazhi i plotë i kreut të shtetit shqiptar për kreun e shtetit grek
Zoti President,
Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.
Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre.
Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.
Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.