Ku ndodhet fshati i quajtur Mati dhe sa e rëndë është situata nga zjarret atje.
Shumica e viktimave u bllokuan në fshatin 40 km në veri-lindje të Athinës dhe vdiqën ose në shtëpitë e tyre ose në makinat e tyre.
Fshati ndodhet në rajonin e Rafinës i cili është popullor me turistët lokalë, veçanërisht me pensionistët dhe fëmijët që ndjekin kampet e pushimeve, shënon agjencia e lajmeve Reuters.
Të paktën 104 vetë u plagosën, 11 seriozisht, me 16 fëmijë në mesin e viktimave.
“Mati as që ekziston më “, i tha një grua Sky TV të Greqisë. “Pashë kufoma, makina të djegura. Ndihem me fat që jam gjallë”.
“Fatmirësisht deti ishte atje dhe shkuam në det, sepse flakët po na ndiqnin të gjithë rrugën deri në ujë”, tha Kostas Laganos, i cili gjithashtu i mbijetoi zjarrit në Mati.
“Na digjte kurrizi dhe u zhytëm në ujë … Ju luta Zotit, duhet të vrapojmë për të shpëtuar veten”.
Si po reagojnë autoritetet?
Kryeministri Tsipras ka deklaruar një situatë emergjente në Attica, duke thënë se “të gjitha forcat” janë mobilizuar.
Qeveria e tij i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.
Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë dërguar ndihma në formën e avionëve, automjeteve dhe zjarrfikësve dhe janë në garë kundër kohës për të marrë nën kontroll zjarret.
Zjarret janë më të rëndat që kanë goditur Greqinë që nga viti 2007, kur dhjetëra njerëz u vranë në gadishullin jugor të Peloponezit.