Historia e dhimbshme e çiftit irlandez, shkuan për muaj mjalti, por i ndau zjarri në Greqi

0
201

Një çift nga Irlanda ka përjetuar tmerrin e jetës teksa u nisën për të kaluar muajin e tyre të mjaltit në bregdetin grek të Matit. Krejtësisht papritur në mesin e njerëzve që panë tmerrin me sy gjatë shpërthimit të zjarrit në zonat periferike të Athinës ishin dhe çifti i sapomartuar, Zoe Holohan dhe Brian.

Ata u martuan në Irlandë vetëm të enjten e kaluar dhe u nisën për të kaluar pjesën më të bukur pas martese pranë Matit, pikërisht në qendër të fatkeqësisë. Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë një histori të gjatë dashurie dhe vitin e kaluar Brian i kishte propozuar për martësë të dashurës së tij. Zoe ka marrë plagë të rënda në koëk dhe në duar por tashmë është jashtë rrezikut për jetën. E ndërsa Brian rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Familjarët janë shumë të frikësuar për të riun, port ë paktën ngushëllohën me faktin që kanë pranë vajzën e tyre.

“Ishte një skenë e kaosit total, ata ishin të detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre drejt ferrit. Ata u hodhën në kabinën e një makine që po kalonte, por flakët ishin ndezur në të dy anët. Ata u detyruan të largoheshin nga automjeti dhe u përpoqën të vraponin, për shkak të tymit u ndanë.  Ajo pësoi djegie në kokë dhe në duart e saj dhe tani është në një spital grek dhe po shërohet. Burri i saj mungon,”-  shprehet një prej të afërmve të çiftit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here