Tragjedia në Athinë, dyshohet edhe për dy shqiptare…

0
188

GREQI – Teksa numri i viktimave ne Greqi pas zjarreve masive vijon te rritet, te shumte jane edhe personat e humbur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende.

Korrespondentja në Greqi e News24, Ira Londo, raportoi për BalkanWeb se mes të humburve dyshohet të jenë edhe dy shqiptare.

Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet greke, të cilët i janë nënshtruar kërkimeve intensive.

Numri i të vdekurve deri tani është 77, por nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se 187 persona janë plagosur.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Ndërkohë dyshohet për qindra persona të zhdukur. Gazetarja Ira Londo raporton për “Balkanweb” se një vatër zjarri është ende aktive.

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

Qindra turistë janë evakuuar nga plazhet përgjatë operacioneve të shpëtimit, me 3 gra dhe një fëmijë që u mbytën në det në përpjekje për t’u ikur flakëve. Aktualisht në terren ndodhen forca të nderhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here