Tre dështime me propozimet e bëra për në Strasburg dhe pritet edhe dështimi i katërt i propozimeve të Edi Ramës.
Ndërsa ende nuk ka hequr dorë nga kunati i Fatmir Xhafajt, që është kthyer 3 herë mbrapsh, këtë herë Edi Rama ka vendosur të futë në listën e kandidatëve për gjyqtarë në Strasburg edhe një kushëri të tijin.
Bëhet fjalë për anëtarin e fondacionit Soros, Dorian Pavli.
Darian Pavli, i propozuar nga Edi Rama për gjykatës në Strasburg, përveçse punon për Fondacionin Soros, është edhe kushëri i Edi Ramës.
Këtë fakt e kanë denoncuar qytetarët në redaksinë e SYRI.net.
Sipas denoncuesve, Pavli është nga Vunoi, fshati i Edi Ramës.
Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ’.
Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i “EURALIUS” dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.
Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.