Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reagur pas deklaratave të shefes së misionit të BE në Tiranë dukë lëshuar akuza të ashpra ndaj qëndrimeve të saj. Në njjë shensim në rrejtet sociale ai me ironi shkruan se BE e “do Shqipërinë me drejtësi të partisë në pushtet, ndërsa ne e duam me drejtësi të barabartë për të gjithë”.
“BE në Tiranë, vijon Vasili, e do Shqipërinë edhe të plaçkitur me koncesione, ndërsa ne jemi kundër vjedhjes parave publike dhe mundit e djersës së mijra shqiptarëve”.
Postimi i plotë:
BE ne Tirane,qe e “do” Shqiperine me shume se shqiptaret vete.
BE ne Tirane na ka bere me turp te gjithe ne shqiptareve me dashurine e saj “te perveluar” per Shqiperine.
BE ne Tirane po na “meson” vertet ta duam atdheun tone.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe me droge, ndersa ne nuk dime ta duam ate me droge.
BE e do Shqiperine me drejtesi te partise ne pushtet,ndersa ne e duam me drejtesi te barabarte per te gjithe.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te plaçkitur me koncesione,ndersa ne jemi kunder vjedhjes parave publike dhe mundit e djerses se mijra shqiptareve.
BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te braktisur nga dhjetra mije shqiptare,qe emigrojne ne dhe te huaj,ndersa ne duam qe te gjithe shqiptaret te jetojne ne atdheun e tyre.
BE ne Tirane e “do” vertet Shqiperine,por ate Shqiperi,qe shkon ne humbetire, ndersa ne nuk e duam atdheun tone te mjeruar,te varfer,te deshperuar e pa te ardhme.
Pra BE ne Tirane me te vertet e do me shume Shqiperine se sa ne.
E keqja eshte se ne kurre nuk duam dhe do ta refuzojme shume rrepte nje Shqiperi si kjo qe do BE ne Tirane, edhe sikur kjo e fundit te na thote kete ne shume gjuhe,perfshire ketu anglisht e sidomos kroatisht.