Ndërsa babai i tij Xhevdet Daci në Kamëz është i zënë sot me hetimin që kanë nisur për eksplozivin që iu vu banesës së tij mbrëmë, i biri Gazmiri vazhdon dënimin me 35 vjet burg. Gazmir Daci është dënuar për vrasjen e fqinjëve të tij Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit 1 vit më parë në Kamëz.
Vetë Daci e ka pasur frikën e hakmarrjes dhe e ka shprehur dhe në një intervistë më herët: Ishte shumë traumatike, kam kaluar një traumë tha ai pas atentatit me snajper. Madje pohoi se Zoti do ta mbronte, pasi i kishte shpëtuar tre herë atentatit. Por, ishte i shqetësuar për fatin e familjes, nga hakmarrja dhe i kishte bërë apel shtetit që t’i mbronte familjen. Ai i ka kërkuar ndjesë publike, familjes Kolaveri.
Intervista në burg
Momenti i arrestimit