Ja si nisi historia 3-vjeçare e vrasjeve mes familjeve Daci – Kolaveri

0
417

Gazmir (Elson) Daci është i burgosuri, në familjen e të cilit në Bathore, natën e kaluar është vënë eksploziv. Dy vjet më parë, në fundin e korrikut 2016, u tentuan që ai të ekzekutohej në një distancë të konsiderueshme nga jashtë paraburgimit të Vaqarrit në Tiranë. Daci ndodhej në burgun e Vaqarrit, pasi u arrestua për një vrasje të ndodhur më 4 nëntor të vitit të vitit 2015. Daci 29-vjeçari lindur dhe banues në Bathore, u arrestua më shumë se një muaj më vonë pas  këtij krimi.

4 nëntor 2015 – Gazmir Daci vrau Robert Kolaverin

Image

Mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015, rreth orës 18:00, Gazmir Daci udhëtonte me një automjet tip BMË X5, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Në afërsi të një njësie tregtare, ai ka hasur në rrugë me një mjet po BMË X5 i drejtuar nga shtetasi Robert Kolaveri. Në këtë çast, Daci me një armë në dorë ka zbritur nga makina dhe ka shkuar në drejtim të shtetasi Robert Kolaveri ku janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, vëllai i Robertit. Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit.

Këta të fundit i ka gjetur në hapësirën përpara njësisë tregtare në fjalë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në përballjen me vëllezërit Kolaveri në këtë vend, Gazmir Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të dy vëllezërve, duke vrarë Valmir Kolaverin dhe duke plagosur Robert Kolaverin.

22 dhjetor 2015 – Arrestohet Gazmir Daci

Image

Gazmir Daci u gjet i fshehur në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës më 22 dhjetor të vitit 2015.

Sektori Kunder Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë i mbështetur nga Forcat RENEA rreth orën 23:30 të kësaj mbrëmje, zhvilloi një Operacion ku beri të mundur kapjen e personit në kërkim Gazmir (Elson) Daci, lindur në Kukës e banues në Bathore.

Sipas Policisë, arrestimi I tij u bë sepse dyshohej se Gazmir Daci të ishte autori i vrasjes së Valmir Kolaveri, dhe plagosjes se Robert Kolaveri ndodhur në Bathore ne fillim të nëntorit 2015.

Personit ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit, pistoletë TT me 9 fishekë.

9 shkurt, 2016 – Dosja e Gazmir Dacit dërgohet në gjykatë

Image

Prokuroria e Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Gazmir Daci, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “kanosje”.

Ky person akuzohet se, në datën 4 nëntor 2015, në Kamëz, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri, si edhe ka kanosur për vrasje vëllanë e viktimës, Robert Kolaveri.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për shtetasin Xhelal Daci, i ati i të pandehurit kryesor, dhe për shtetasi Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre.

30 korrik 2016 – Dështon atentati ndaj Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit

Image

Në datën 30 korrik 2016, rreth orës 16:30, në ambientet e ajrimit, brenda IEVP, Vaqarr, Tiranë, është tentuar të ekzekutohej i paraburgosuri Gazmir Daci. Ndaj tij u qëllua nga një distancë e konsiderueshme nga jashtë paraburgimit të Vaqarrit në Tiranë.

Nga kjo tentativë për vrasjen e Gazmir Dacit, mbeti i plagosur në pjesën e këmbës shtetasi Lili Dulaj, i dënuar më parë në shtetin e Kosovës, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i ndaluar me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

31 korrik 2016 – Arrestohen atentatorët e Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit

Image

Një ditë më pas, Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e dy personave të dyshuar për atentatin e dështuar dhe plagosjen e një tjetër të dënuari, në burgun e Vaqarrit. Ata janë shtetasit Ergys Kolaveri, 25 vjeç, Enea Ceka, 24 vjeç.

Policia zbuloi objektivin e autorëve, i cili ishte shtetasi Gazmir Daci, që ndodhej në paraburgim për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor 2015.

Zbulimi i Ergys Kolaverit si organizator i mundshëm i atentatit në burgun e Vaqarrit, u bë pasi ai “u tradhtua” nga furgoni, i dyshuar si i tij. Pas hetimeve të policisë, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një furgon tip “Mercedes-Benz Vito”, me posedues Ergys Kolaverin, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri.

Sipas prokurorit, në vijim të hetimeve, pas sulmit me armë në burg, është bërë këqyrja e regjistrimeve të një kamere sigurie të një biznesi rreth 200 metra më poshtë vendit të ngjarjes.

Nga pamjet nuk shquhen targat e mjetit, por shenja të tjera dalluese të veçanta të tij”, tha prokurori.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se një furgon me shenjat dalluese, një shirit kauçuku i mangët e disa detaje të tjera, si ato të fugonit të regjistruar pranë vendngjarjes, zotërohet nga i dyshuari Ergys Kolaveri.

24 nëntor 2016 – Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Gazmir Dacin

Image

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Gazmir Dacin, në akuzën e vrasjes, ndërsa me 4 vite burg ka dënuar të atin e tij, Xhelalin.

Gazmir Daci akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit, ndërsa i ati për fshehjen e armës së krimit.

Pasi kanë pranuar krimin, atë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tyre ulet nga burgim i përjetshëm në 35 vjet heqje lirie për Gazmirin dhe nga 6 në 4 vjet për të atin.

1 janar 2017 – Eksploziv në banesën e Gazmir Dacit

Image

Një shpërthim ekzplozivi ka ndodhur në banesën e Gazmir Dacit në Bathore. Shpërthimi dyshohet të ketë qenë vijimi një konflikti mes familjeve Daci dhe Kolaveri.

Shpërthimi dëmtoi fasadën e dyqanit në pronësi të familjes Daci, ambientet e brendshme të tij, por edhe lokalet e tjera për rreth.

Sipas ekspertëve, dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë më tepër se 200 gramë. Policia shoqëroi katër persona nga familja Kolaveri, si të dyshuar, të cilët pas intervistimit janë lënë të lirë.

Kjo ishte hera e dytë që i vendosej eksploziv dyqanit të familjes Daci, ndërsa në një rast një granatë shpërtheu në oborrin e familjes së Gazmir Dacit. Policia arrestoi dy persona, Ergys Kolaverin dhe kushëririn e tij Enea Ceka. Ergys Kolaveri është vëllai i Valmir Kolaverit dhe Robert Kolaverit për atentatin e dështuar në burg.

Në të gjitha rastet, familja Daci i ka lidhur sulmet me konfliktin e familjes Kolaveri.

15 nëntor, 2017 – Gjykata dënon 20 vite burg atentatorin e të burgosurit në Vaqarr

Image

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 20 vite burg Ergys Kolaverin, si autorin e atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit, në korrik të vitit 2016.

Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi për 20 vite burg.

Në 30 korrik të viti 2016, një atentat me snajper iu bë Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit, kur ai ishte në oborrin e burgut. Sipas akuzës, ishte Ergys Kolaveri ai që qëlloi me snajper nga një kodër aty pranë.

Plumbi nuk kapi Gazmir Dacin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë, Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajperi dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar. Sipas prokurorisë, Kolaveri kreu atentatin për motive hakmarrje, pasi Gazmir Daci ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit që u dënua me 20 vite burg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here