Presidenti Meta: “Është shumë e rëndësishme t’u japim informacion fëmijëve mbi gjakun talaseminë, parandalimin e saj”

0
129

TIRANË, 27 Korrik /ATSH/ – Bashkia e Divjakës i bashkohet “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, nismë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta i ndodhur në Divjkaë shprehu falenderime për Kryetarin e Bashkisë, Fredi Kokoneshi, që ju përgjigj kauzës së dhurimit të gjakut.

“Falenderoj të gjithë punonjësit e administratës dhe të institucioneve në vartësi të Bashkisë që kanë ardhur sot për të dhuruar gjak. Kjo seancë dhurimi gjaku ka për qëllim t’u vijë në ndihmë kryesisht të sëmurëve talasemikë”, tha Meta.

Meta u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm të zonës së Divjakës, Lushnjës, Fierit, Beratit, zona ku përqindja e talasemisë është më e lartë, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut për të ndihmuar të gjithë bashkëqytetarët e tyre.

“Ju bëj thirrje të konsultohen me mjek dhe të bëjnë analizat përkatëse për të parë nëse janë mbartës të talasemise apo jo. Është thelbësore të kemi një politikë të fortë parandalimi të sëmundjes”, tha Meta.

Meta u shpreh se, “Është shumë e rëndësishme t’u japim informacion fëmijëve dhe të rinjve, që në bankat e shkollës, mbi gjakun, talaseminë, parandalimin e saj, nevojën e dhurimit të gjakut etj, në mënyrë që të ulim numrin e të sëmurëve me talasemi”.

“Të punojmë të gjithë sëbashku dhe të ndërmarrim fushata të vazhdueshme sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi mbi këtë cështje me rëndësi jetike”, tha Meta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here