Çështja e teatrit është bërë shumë aktuale këto kohë, kjo edhe për faktin se kasnë reaguar jo vetëm intelektualë dhe qytetarë të shumtë, por edhe institucionet e BE-së.
I gjithë ky kundërshtim ka bërë që qeveria dhe njerëit e saj të marrin hapin e rradhës, ku aktori mbështetës i zjarrtë i kryeministrit ka marrë një peticion ku janë edhe disa firma të aktorëve të tjerë, ku shprehin vullnetin për shembjen e teatrit.
Por diçka nuk shkon me këtë manovër të qeverisë. Në peticion ndodhen edhe firmat e aktorit Arben derhemi dhe Robert Ndrenika që çuditërisht janë të njëjta.
Nga ekspertiza me sy të lirë shikohet se Arben Derhemi ka të njëjtën grafi drejtshkrimore si Robert Ndrenika. Kush prej tyre ka vënë firmën e tjetrit?