Zjarre të fuqishme pyjore kanë goditur veriun e Kalifornisë duke detyruar me dhjetëra mijëra vetë të braktisin shtëpitë e tyre.
Dy zjarrfikës kanë humbur jetën deri tani dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Flakët vrastare në kontenë Shasta janë ushqyer nga erërat e fuqishme deri në atë pikë sa te krijojnë “tornado zjarri” që kanë shkulur pemët nga rrënjët e kanë përmbysur makinat.
Zjarret massive kanë shkrumbuar deri tani të paktën 500 struktura dhe kërcënojnë me mijëra shtëpi. Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme, nuk ka qenë e mundur të frenohen përveçse në masën 5%.
Makthi nisi të hënën dhe deri tani, flaket kanë përfshirë plot 194 kilometra katrore tokë, një zone kjo më e madhe sesa qyteti i Los Angelesit. Po shohim tromba ajri dhe zjarri, qe nuk praktikisht mund t’i përshkruajmë si tornado, thane drejtues te departamentit vendas te pyjeve dhe zjarreve; janë aq të forta sapo lëvizin makinat e po dëmtojnë rrugët.
“Bëhet fjalë për kushte vërtet ekstreme të motit, ndaj duhet patjetër të evakuojmë njerëzit”, shtojnë ata. Nga zona janë larguar aktualisht 37.000 banorë.
“Nuk kishte gjë më të tmerrshme. Zjarri shpërthente aty ku nuk e prisje, nuk e parashikoje dot”, u shpreh një qytetar.
Zjarret pyjore janë një fenomen i zakontë në Kaliforni gjatë stinës së gjatë, të thatë e të nxehtë të verës, por ekspertet thonë se ky ka qenë fillimi më i keq i një sezoni zjarresh në 10 vite, ndoshta edhe per shkak të thatësirës së madhe të viteve 2012-2017 që e dëmtoi shumë bimësinë në zonë./tch