Sherr në Kukës, tre të rinjtë bëjnë për spital bashkëmoshatarin

0
244

Një i ri nga Kukësi është lënduar pasi u sulmua me sende të forta nga tre bashkëmoshatarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryemadh, ku mbeti i plagosur 23 vjeçari E.H.

Policia sqaron se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh.

“Më datë 29.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh, pasi në Kryemadh, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.H, 23 vjeç, banues në këtë fshat, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here