Arrest me burg për dy të arrestuarit të cilët tentuan të grabisin një 62 vjeçar në lagjen Ahmet Haxhija”, në Shkodër. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, të arrestuarit Pllumb Kolbuçaj dhe Abdullah Pashaj kanë mohuar akuzat ndërsa kanë denoncuar dhunën që policia ka ushtruar ndaj tyre
Ngjarja u shënua gjatës natës (26-27 korrik) në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Autorët pasi kanë hyrë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë Agron Veselin dhe i kanë kërkuar paratë. Grabitësit e kanë kërcenuar se do ta vrasin por Veseli i është përgjigjur duke i thënë se nëse donin mund ta qëllonin por ai nuk kishte para.
Kanë qenë fqinjët që dëgjuan zhurmat dhe njoftuan policinë e cila në pak minuta mbërriti në vendngjarje. Policia është përleshur fizikisht me njërin prej autorëve, Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i cili është arrestuar më pas. Më pas u ndalua Abdullah Hardhiçaj, 62 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim F.Sh, 20 vjeç.