Detaje të reja/ Ja si u vendos tritoli në banesën në Kamzë (video)

0
149

Policia e Kamzës ka zbardhur ngjarje ku ju vendos tritol banesës së shtetasit XH.D. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi Vilson Brahaj, i cili dyshohet si autori i vendosjes së tritolit në banesë.

“Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë. Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni “Pagesa”

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati Nr 5,  ngjarja  e shpërthimit të një sasie tritoli  në banesën e shtetasit XH.D në Kamëz.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive.

Sekuestrohet automjeti me të cilin autori ka lëvizur dhe transportuar lëndën shpërthyese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë  27.07.2018, në  rrugën “Martin Camaj”  Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:

– Vilson Brahaj , 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D.

Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera .

Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Vilson Brahaj, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here