Efekti Ronaldo, Parma 7-fishon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit

0
228

Transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos tek Juventusi ka sjellë mjaft ndryshime në “Serie A”, e sidomos në aspektin promocional.

Jo vetëm Juve, por edhe skuadrave të tjera pritet tu rritet shikueshmëria për shkak të ndikimit që ka Ronaldo tek tifozët.

Kjo gjë ka ndikuar edhe tek klubi i Parmës, i cili ka vendosur të rrisë në mënyrë drastike çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit që do të zhvillohet në datën 2 shtator, e vlefshme për javën e tretë të “Serie A”.

Nga 25 euro që kushtojnë normalisht, biletat do të kushtojë 178 euro,  një çmim i 7-fishuar.

Ndërkohë një abonim vjetor në stadium kushton 190 euro, pra një tifozi i qëllon më mirë të bëjë një abonim vjetor se sa një biletë për një ndeshje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here