Këto veprime janë aspak të pjekura dhe serioze, asnje reagim nga…

0
299
Deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka ngritur sërish shqetësimin se në Qendrën Shëndetësore të Lezhës nuk është rivënë shërbimi për nënën dhe fëmijën.
Deputetja thekson se pas 9 ditësh kërkesë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka reaguar. “ Kërkoj edhe njëherë rikthimin e shërbimit në qendër të Lezhës, nëse përsëri nuk reflektojnë do ta kërkoj edhe në parlament”, thekson ndër të tjera deputetja në reagimin e saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Para nëntë ditësh, përmes një deklarate përcolla shqetësimin e qytetarëve të Lezhës dhe punonjësve të Qendrës Shëndetësore për heqjen e shërbimit për nënën dhe fëmijën nga qendra e qytetit.
Kërkova rikthimin e këtij shërbimi aty ku ka qenë, duke përkrahur idenë që edhe në KodërMarlekaj të ofrohet një shërbim i tillë pasi është lagje periferike dhe e populluar. Për më tepër, Lezha ka papunësi dhe varfëri dhe nuk kanë pse shtohen kosto transporti, nuk ka pse vështirësohet marrja e shërbimit qytetareve te saj.
Nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë. Fatkeqësisht, kjo qeverisje nuk pyet ku janë interesat e njerëzve, çfarë kërkojnë njerëzit, çfarë iu shërben më shumë dhe më mirë njerëzve. Këta pyesin vetëm kokat e tyre të cilat për hir të së vërtetës nuk iu kanë qëlluar aq të mençura.
Kërkoj edhe njëherë rikthimin e shërbimit në qendër të Lezhës, nëse përsëri nuk reflektojnë do ta kërkoj edhe në parlament. Do t’i kërkoj Ministres të shpjegojë se mbi çfarë baze logjike dhe mbi çfarë praktikash të mira kryhen këto veprime aspak të pjekura e serioze.
Unë s’mund ta zhvendos qendrën me forcë mirëpo unë kam si detyrë të përcjell mendimet, shqetësimet dhe pretendimet e lezhjanëve për jetesë më cilësore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here