Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me raportin e DASH, që thotë se në Shqipëri, klima e të bëri biznes është shumë e keqe.
Basha ka bërë publike një kronikë të Zërit të Amerikës, që është përgatitur pas publikimit të raportit, në të cilën flasin ekspertë shqiptarë.
‘Në shqip, ajo që Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë’, shkruan Basha në Facebook.
Ndërsa Zëri i Amerikës shkruan:
Në Tiranë u prit me reagime të ndryshme raporti I fundit i DASH mbi Klimën e Biznesit. Qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për kritikat e raportit, ndërsa ekspertët pohuan se ky raport tregon edhe një here problemet e mëdha të ekonomisë shqiptare, si korrupsioni dhe klientelizmi politik.