Salianji denoncon skandalin: Ja si policia shërben për të fshehur provat e krimit

0
212

Deputeti i PD-së Ervin Salianji bëri një denoncim të fortë ndërsa theksoi se bandat që sundojnë në qytetin e Elbasanit kanë djegur makinën e dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sipas Salianjit Policia e Shtetit fshehu ngjarjen, e cila thuhet se ka ndodhur disa kohë më parë.

“Policia shërben edhe për të fshehur provat e krimit. Javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë Sejdini, dhe po njësoj Policia e shtetit nuk bën lajmërim dhe fsheh ngjarjen. Situata në Elbasan nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, pasi bandat po sundojnë në këtë qytet”, tha deputeti demokrat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here