Braimllari ‘thumbon’ Ramën: “Nuk di se çfarë bën por…”

0
299

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka thumbuar dje kryeministrin Edi Rama sa i takon turit të llogaridhënies. Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti i LSI deklaroi se Rama ka humbur ”busullën”. Sipas tij, turi i llogaridhënies i qeverisë është kohë e humbur.

“Kryeministri e ka humbur dhe nuk di se çfarë bën. Është e disata herë rresht që del live nga zyrat e kryeministrisë me koordinatorët e bashkëqeverisjes. A thua se po i bën nder të madh shqiptarëve. Nëse nuk ke se me çfarë e shtynë kohën kurseja shqiptarëve se të gjithë janë të qartë që bashkëqeverisja me partinë është një shou. Qytetarët janë të mbytur në varfëri ekstreme, janë të papunë dhe të pashpresë. Shqiptarët kërkojnë të zgjidhësh jo të bësh shou nëpër zyrat luksoze të kryeministrit dhe ndërkohë qytetarët zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri dhe pasiguri”, deklaroi deputeti i LSI, Endrit Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here