Presidenti i vendit ditën e djeshme ka rrëzuar ligjin që ulte taksat për bixhozin. Ligj ky i propozuar nga qeveria Rama qe favorizonte direkt bixhozin. Marrëdhëniet kumar-qeveri gëzojnë raporte të mirë, kjo vihet re në favorizimet që ka marr nga ligji i mazhorancës. Qeveria në këtë gjysëm dekade në pushtet rritit taksat për qytetart dhe çdo biznes, e ajo që ka fituar imunitet është kumari.
Çfarë përfitoi kumari zyrtarisht nga ligji i ri i qeverisë…
- Taksa mbi xhiron u ul ndjeshëm nga 25 për qind në 15 për qind
- U dyfishua numri i pikave dytësore që mund të hapë një kompani bastesh nga 500 në 1 mijë të tillë.
- U reduktua distanca e pikave të basteve nga 200 metër në 100 metër nga njëra tjetra.
Të gjitha këto lehtësira ndikojnë drejtpërsëdrejt tek bixhozi çka do sjellë premisë për shtimin e fenomeneve negative që cenojnë familjen shqiptare. Përkundrejt fitimeve marramëndëse asgjë, nuk kanë rëndësi xhepat e shqiptareve. Industria e lojrave te fatit po përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke shkaktuar viktimat e saj dhe duke shtuar numrin e tyre. Me përkrajen e madhe te qeverisë do e ketë jetën e gjatë dhe të shëndetshme, por për jetesën e qytetarëve të thjeshtë nuk do të ja di kush…
Kthimi i ligjit nga Presidenti
©standard.al