Kryeministri Edi Rama u shfaq sot me brekushet e tij tipike dhe atletet e bardha në homazhet e mbajtura në Parlament për ndarjen nga jeta të ish-ministrit Luan Hajdaraga. Dhe kjo veshje e Ramës ka ngjallur debat në rrjet.
Shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme këtë veshje. E mes komentuesve është edhe politikani Eduart Ndocaj i cili e cilëson Ramën një “halabak, adoleshent”.
“Njeriu pa norma morale duke shkuar në varrimin e Luan Hajdaragës si halabak adoleshent.
Ky njeri duhet izoluar jo të qeverisë”, shkruan Ndocaj në reagimin e tij.