Pogradec/ Bllokohen 1848 koli pije energjike, pa dokumentacion të sigurisë ushqimore

0
220
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1648 koli pije energjike pasi ishin të cilat nuk shoqëroheshin me asnjë dokument që demonstronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin e produktit.
Trupa inspektuese e DRAKU, Korçë , e përforcuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU ushtroi kontroll në dy magazinat e shtetasit Pavli Gegprifti ku u konstatua në njërën prej magazinave 1648 koli pije energjike në shkelje flagrante të kërkesave ligjore për gjurmueshmërinë e produkteve, konkretisht nuk dispononte asnjë dokument që demonstronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin. Ndërsa në magazinën tjetër u gjendën kushte jashtë çdo standardi të higjenës dhe sigurisë ushqimore. Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim  i aktivitetit, bllokimi I produktit si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 700.000 lekë.
Për trajtimin e mëtejshëm të rastit, AKU po bashkëpunon me strukturën përkatëse te krimit ekonomik te policisë së Shtetit dhe autoritetin doganor.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurt, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor. Siç bën me dije AKU, kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here