Kryeministri Edi Rama edhe gjatë periudhës së pushimeve gjen kohën për të ironizuar opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkëputur një pjesë nga filmi “Njeriu me top”, ku aktori i njohur Kadri Roshi thotë “Nuk kam çtë bëj tani veçse të qesh.
Pas kësaj nuk ka munguar edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i icli shkruan se vettingu është i kapur nga Rama.
“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!” shkruan Basha në Twiter.