Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në sheshin “Abbazia” në Corato, provincë e Barit, Itali.
Viktima është identifikuar si Viktorian Pikaku 23 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se kanë qenë dy persona të maskuar mbi një motor tip “Scooter” të cilët e kanë qëlluar shqiptarin me dy plumba pas shpine.
23-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe mushkëri dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Autorët nuk janë vënë në gjurmët e policisë ndërsa motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk janë bërë ende me dije.