Një shqiptar është arratisur nga burgu dhe ka…

0
245

Një shqiptar është arratisur nga burgu.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar të dënuar deri në vitin 2022, për akuzat e trafikut të drogës, prostitucion dhe mbajtje armësh.

Shqiptari mësohet se është arratisur nga burgu i Larussos në Torino.

‘Bëhet fjalë për një të dënuar shqiptar që ishte i dënuar deri në vitin 2022 dhe që po përfitonte nga një program ku 12 orë i kalonte duke punuar në një fabrikë pranë burgut dhe 12 orë të tjera i kalonte në qeli’ ka thënë Leo Beneduci, sekretari i Policisë së Burgut për këtë institucion.

Mëngjesin e sotëm shqiptari ka dalë nga burgu për të shkuar si çdo ditë në punë, por nuk ka mbërritur atje.

Pasi është dhënë alarmi që ai nuk kishte mbërritur në vendin e punës, policia ka nisur kërkimet për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here