Një sasi droge çokollatë është sekuestruar gjatë natës së djeshme në Vlorë.
Policia ka prangosur një të ri, të cilit i është gjetuer edhe një armë pa leje.
Burime zyrtare nga Policia e Vlorës, kanë bërë të ditur se pas informacioneve në rrugë operative është vënë në pranga 33-vjeçari Ervin R., nga Grabiani i Vlorës.
Njoftimi i Policisë së Vlorës për rastin:
Posedonte në banesë armë gjahu pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ‘Fast’.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
Ervin R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë.
Shtetasit të mësipërm iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ‘Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’, dhe ‘Prodhim, shitja e narkotikëve’, parashikuar nga nenet 280 dhe 283/1 të Kodit Penal.