Bulizmi për fat të keq është një fenomen që ka ekzistuar prej kohësh, mirëpo vitet e fundit për shkak edhe të mediave social është përhapur më shumë.
Viktimë e tij ka qenë edhe një mësuese e cila dikur thirrej si “shoqja e shëndoshë” nga gjithë shokët e saj të klasës.
Mirëpo tashmë disa prej djemve që dikur e ngacmonin për shkak të peshës i kërkojnë që të dalin bashkë.
Kjo pasi 23-vjeçarja Elizabeth Jobson nga qyteti Durham në Angli humbi afro 60 kg brenda një viti.
Ajo ka rrëfyer për Daily Mail se ngacmohej jo pak herë gjatë fëmijërisë së saj për shkak se ishte mbipeshë.
E motivuar edhe nga dëshira për veshur bikini, për herë të parë që prej moshës 5-vjeçare, Elizabeth vendosi që të ndryshonte stilin e saj të jetesës, duke iu nënshtruar dietave strikte dhe ushtrimeve fizike për të rënë nga pesha.
E sot, me profesionin mësuese, ajo tregon se disa prej shokëve të dikurshëm të klasës, të cilët e tallnin jo pak herë, i kërkojnë që të dalin me të.