Gjatë gjithë ditës moti mbetet me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat gjenerojnë shira të dobët në zonat Lindore. Sërish pas mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë shira mesatarë dhe lokalisht intensivë në Lindje dhe Juglindje të vendit si edhe rrebeshe të izoluara në Qendër dhe Jug të vendit.
Mbrëmja përmirëson dukshëm motin në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit por mesdita sjell një rënie të lehtë me 1-2°C kur pritet maksimumi 36-37°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në mbrëmje, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Moti për ditën e sotme, e premte 3 Gusht në Europë
Juglindja dhe pjesërisht Qendra e Europës paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu. Ndërsa në kushtet e motit kryesisht të kthjellët pjesa më e madhe e kontinentit Europian.