Një sherr për motive të dobëta është mbyllur me plagosjen e një 52-vjeçari në Durrës dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.
Plagosja me thikë e shtetasit S. Dh., 52 vjeç u regjistrua në orën 20.50, në lagjen nr.18.
Autori i plagosjes, 36-vjeçari B. Xh., i vënë në pranga vetëm pak minuta pas ngjarjes, ka deklaruar para hetuesve se e kreu krimin, pasi viktima i ngacmonte gruan.
‘U zumë se me ngacmonte gruan. Debatuam dhe më pas në grindje e sipër e godita’, mësohet të ketë deklaruar para policëve 36-vjeçari.
Ndërkohë i plagosuri S. Dh., ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale thikën me të cilën u krye plagosja. Hetuesit po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.