Zhvillime të befasishme në hetimet e ekzekutimit të shqiptarit Viktor Picaku, 24 vjeç i qëlluar për vdekje mëngjesin e djeshëm.
Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinj janë vetëdorëzuar në polici, duke marrë përsipër krimin.
Ende nuk dihen emrat e tyre, apo arsyet se pse ka ndodhur ky krim.
Dy të rinjtë e vetëdorëzuar mësohet se e kanë rrëfyer vetë vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar.
Hetimet janë në dorën e prokurorisë së Tranit.