Edhe pse gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve për batutat e saj epike, padyshim që Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Ndonëse jemi mësuar ta shikojmë nën petkun e saj serioz dhe profesional, duke mos zbuluar shumë nga jeta private, por duke qenë më shumë e fokusuar tek jeta e saj profesionale, ka edhe raste nga ato kur Rudina nuk ngurron të tregojë më shumë nga vetja.
Këtë herë moderatorja shqiptare ka vendosur të kopjojë divën Kylie Jenner përsa i përket make-up-it dhe këtë e ka treguar me një video të postuar në Instagram.
“Sa u lodha me këtë tualetin sot”, shkruan Rudina Magjistari në videon e postuar.