Presidenti i Venezuelës i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të ndihmojë atë të luftojë “grupet terroriste” pasi fajësoi një përpjekje të dukshme vrasjeje duke përdorur fluturuesit e eksplozivëve nga ektremistët e djathtë.
Nicolas Maduro ishte duke bërë një paradë ushtarake në Caracas, e cila po transmetohej drejtpërdrejtë në TV këtë të shtunë kur ai papritmas u ndal dhe shikoi në qiell pasi dëgjoi një shpërthim. Një shprehje e tmerruar kaloi në fytyrën e ti, para se ai dhe gruaja e tij, Cilia Flores, të mbuloheshin me ndihmëtarë që mbanin mburoja antiplumb. Ata të dy u shpëtuan pa dëmtuar, shkruan DailyMail.
Kreu i shtetit i tronditur dukshëm tha se pa një “pajisje fluturuese” që shpërtheu para syve të tij, por n dronët nuk u filmuan në momentin incidentit.
“Kjo ishte një përpjekje për të më vrarë”, tha 55-vjeçari më vonë, përpara se të premtonte një goditje të rivalëve të tij, ndërsa ai premtoi të dënonte ata që ishin përgjegjës, “pa marrë parasysh se kush bie”.