Mediat serbe raportojnë se Ushtria e Serbisë ka ngritur gatishmërinë luftarake në të gjithë territorin e saj, për shkak të të ashtuquajturave, tensione në Kosovë.
Pasi takimit të së shtunës, Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, gazeta serbe ‘Novosti’, shkruan se organet e sigurisë kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar ‘planet e autoriteteve në Prishtinë që të shkaktojnë trazira në Kosovë, por edhe veprimtarinë e qarqeve të caktuara në Serbi, të cilat me lajme të rreme po shkaktojnë shqetësim në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe në jug të Ibrit’.
Në të njëjtën kohë, duke cituar ‘burime të mirë-informuara’, gazeta serbe shkruan se ‘kreu shtetëror serb po shqyrton masat që do të merren për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit dhe refuzimit tash e pesë vite të shqiptarëve për të obligimin për të krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe’.
Gazeta shkruan se ‘Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë u mblodh të shtunën paradite për gati dy orë, kurse konsultimet erdhën për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe informatave nga shërbimet e zbulimit, sipas të cilave shqiptarët po planifikonin të ndërhynin në veri të Kosovës, si pasojë e paralajmërimeve të rreme se serbët në mënyrë të njëanshme do të shpallnin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe’