Duke filluar nga nesër Shqipëria rrezikohet nga…

0
316
  • Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme, në territorin e Shqipërisë shanset për të rënë zjarr janë të rritura.

IGJEUM ka bërë me dije se niveli i rrezikut pritet të jetë i moderuar, siç dhe mund të shikohet në tabelë në thuajse shumicën e territorit shqiptar.

Moti nga ana tjetër pritet që nesër të shënojë temperatura maksimale deri në 35 gradë celcius, ndërsa situata pritet që të “përshkallëzojë” të mërkurën, ku Shqipërinë do e kapë një valë ekstreme të nxehti.

ZJARRET NË PYJE

————————–

Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO

———————————

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë me shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 34 °C

në vendet e ulëta: 20 / 35 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here