Fermerët e Lushnjes braktisin serat, ja çfarë ka ndodhur…

0
336

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes, në Hysgjokaj e Ballagat, prej vitesh të ardhurat financiare për familjet e tyre i kanë siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të perimeve në serat diellore.  Por kjo zonë e njohur në të gjithë vendin për kultivimin në sera pasi çdo vit ka një prodhim prej 300 hektarë perime me ngrohje diellore, prej vitesh ka filluar të braktiset si biznes familjar.

Gazetari i Ora News ka biseduar me fermerët dhe rezulton se 30% e tyre kanë braktisur serat apo edhe kanë ndryshuar destinacionin duke bjellë misër, vresht apo edhe kultura të tjera. Sipas fermerëve kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut, rënies së çmimit dhe kostos së lartë të prodhimit të perimeve. Vetëm plastmasi kushton 2 milionë lekë pa llogaritur farat apo edhe vaditjen, e më pas tregtimin kur merret prodhimi.

“Vjet kishim prodhim por sera u dëmtua. Kushton vetëm plastmasi 2 milionë lekë, por edhe prodhimi nuk ecën. Shitet me 200 lekë domatja, vetëm transporti sa kushton nga këtu në Lushnje. I kemi hedhur prodhimet në përrua prandaj u detyruam që ta mbjellim misër”, shprehet njw fermer.

Ky problem nuk është vetëm në këtë zonë por ka prekur të gjithë fermerët e rrethit të Lushnjes që kultivojnë perimet në ambjente të mbrojtura apo sera diellore. Është e dhimbshme kur dëgjon fermerët sesi hedhin prodhimin dhe kur shohin se nuk u shiten edhe kur i çojnë në tregjet e qytetit.

Qeveria shpeshherë ka bërë apel për krijimin e kooperativave të vogla ku edhe prodhimi e shitja e tij të jetë i grupuar, çka do të jepte mundësinë për shitje të kontrolluar e të sigurtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here