Kryeministri Edi Rama publikoi një video të grupit polifonik të fshatit Pilur, Bashkia Himarë.
‘Në Pilur me njishat e polifonisë’, shkruan Rama në postimin e tij.
Në videon në fjalë, Rama qëndron i ulur së bashku me një grup njerëzish ndërsa përballë grupi polifonik i Pilurit këndon para tij.
Detaj tjetër që tërheq vëmendje është teksti i këngës që i këndohet Ramës. ‘Kemi ty o Skënderbe’ është një nga vargjet e këngës.
Pas kësaj video reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Hahahahahahahahahahahahaha…..
Me lot!
Një këngë nga “njëshat e Pilurit”, për Edvin Skënderbeun!
Ua ua ua ua ua….
Dhe e nxjerr dhe vetë publikisht, si Rrapush Xhaferri!
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha…
Populli Shqiptar ka thënë gjihmonë që “ka kohë me t’u këndu kanga”.
Që do të thotë: nuk është koha për të vdekur.
Kur ta këndojnë për së gjalli, ta kanë futur dhe thellë madje…” shkruan Manjani.